Deputeti i koalicionit VLEN, Bekim Sali në lidhje me incidentit në Aeroportin e Shkupit tha se nuk ka shkelje të autoritetit nga kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi.

“Derisa të sqarohet nga organet e hetuesisë, nuk mund të them apo të mbroj askënd apo të fajësoj asnjë veprim. Nuk kam asnjë provë video, as audio”, tha anëtari i koalicionit VLEN dhe ish-ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, pasi u pyet për qëndrimin e tij, nëse duhet përgjegjësi politike dhe dorëheqje nga kryeparlamentari Afrim Gashi pas incidentit me presidentin e Kosovës, Vjosa Osmani në Aeroportin e Shkupit.

Sali thotë se nuk e di se çfarë ndodhi në aeroport dhe beson se nuk ka shkelje të autoritetit në atë që “një ekip u dërgua për të qetësuar situatën”.

“Ne nuk kemi qëndrim si parti në këtë drejtim”, ka shtuar deputeti i koalicionit VLEN lidhur me përgjegjësinë e mundshme të Gashit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Partia më e madhe opozitare maqedonase, LSDM sot e cilësoi Gashin si përgjegjës për incidentin në Aeroportin e Shkupit, nga ku kërkuan edhe dorëheqjen e tij nga posti i kryetarit të Kuvendit të RMV-së./Telegrafi/

The post Sali: Nuk ka shkelje të autoritetit në dërgimin e sigurimit në aeroport për të qetësuar situatën appeared first on Telegrafi.