Kryetari i Komisionit kuvendor për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve, Gjorgji Sajkoski thotë se Komisioni nuk është kompetent që vetë të ndërmarrë diçka lidhur me interpelancën e kryetares së Komisionit për Politikë Sociale, Ilire Dauti dhe se nuk ka marrë kurrfarë njoftimi deri më tani.

“Në konkluzionin e Kuvendit thuhet se pretendimet në interpelancë janë të bazuara, gjegjësisht se me 61 deputetë është shkarkuar kryetarja e Komisionit, në rastin e zonjës Dauti, për shkak se nuk ka respektuar rregullat e procedurës. Ky është thelbi.

Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime nuk është kompetent të ndërmarrë veprime vetë sepse as që është thirrur. Presim hapat e radhës nga grupet parlamentare”, thotë Sajkoski.

Sipas Sajkoskit, interpelanca është akt i lartë moral i çdo funksionari të emëruar i cili nuk e përmbush detyrimin ligjor, gjegjësisht vlerëson se Dauti duhet vetë të japë dorëheqje.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Sajkoski: Presim hapa të ardhshëm nga grupet parlamentare, Dauti duhet vetë të japë dorëheqje appeared first on Telegrafi.