Ryshfetit në “Bllacë”, Spasovski: Do të ketë edhe përgjegjësi materiale

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski thotë se kontrolli i brendshëm pranë MPB-së po punon në lidhje me rastin për ryshfet në vendkalimin kufitar “Bllacë”.

Spasovski tha se përveç përgjegjësisë disiplinore, ndaj zyrtarëve policorë do të ketë përgjegjësi materiale, ndërkaq për përgjegjësi penale tha se duhet të vendos Prokuroria dhe gjykata.

“Zyrtarët policorë që bënë vepër penale rreth ryshfetit, për ta janë parashtruar kallëzime penale përkatëse, janë suspenduar nga vendi i punës. Për të gjithë zyrtarët policorë, dmth atje punon kontrolli i brendshëm, rreth shkatërrimit të mjeteve për punë, për këtë ekzistojnë rregullore, udhëzime, si dhe në çfarë mënyre përdoren mjetet dhe gjithsesi se përveç përgjegjësisë disiplinore do të ketë edhe përgjegjësi materiale”, tha mes tjerash Spasovski.

The post Ryshfetit në “Bllacë”, Spasovski: Do të ketë edhe përgjegjësi materiale appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy