
Ish-ambasadori i RMV-së në NATO, Nano Ruzhin tha bashkë-sponsorizimi i rezolutës së SHBA-së për Ukrainën e vendos Maqedoninë në një situatë të pakëndshme.
Ai për “TV24” tha se me ardhjen e Trump, bota do të pësojë një transformim të madh që duhet të sjellë paqen.
“Rezoluta europiane kërkonte që Putini të shpallej diktator dhe forcat ruse të tërhiqeshin nga territoret e pushtuara, tjetra, rezoluta e SHBA-së synonte më shumë arritjen e paqes pa i theksuar këto dy elemente. Sepse sipas vlerësimeve të administratës së re Trump, rezoluta e parë çoi në luftë, pa epilog paqësor, e dyta çoi në paqe, dhe sot ka ndodhur që bota nuk flet më për luftë por për paqe, të gjithë po flasin për një proces paqeje që do ta zhvillojë Trump.
Rezoluta u miratua nga 10 shtete anëtare të Këshillit të Sigurimit. Maqedonia është gjetur në një situatë të pakëndshme sepse nga njëra anë kemi ambicie evropiane dhe nga ana tjetër SHBA-të janë aleate”, tha Ruzhin.
The post Ruzhin: Maqedonia është në një situatë të vështirë, nga njëra anë ka ambicie evropiane, nga ana tjetër SHBA-të i ka aleate appeared first on Telegrafi.