Ruskovska: Hetimi për rastin “Perandoria” do të zgjerohet

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Prokurorja Vilma Ruskovska, sot deklaroi se lënda “Perandoria” jo që nuk do të vjetrohet, por do të merr intensitet më të madh, duke aluduar në zgjerimin e hetimeve.

“Mund të them se hetimi për ‘Perandorinë’ do të intensifikohet. Në fund të shkurtit, e dini filloi kriza me pandeminë dhe nuk mund të merrnim në pyetje dëshmitarët. Jemi marrë vesh me koleget Gordana Smaqoska dhe Lile Stefanova që në periudhën e ardhshme të intensifikohet puna në këtë lëndë”, tha Ruskovska.

Rasti “Perandoria” është hapur për krim financiar kundër afaristit Jordan Kamçev dhe anëtarët e familjes së tij, ndërsa përfshihen edhe Sasho Mijallkov dhe Cvetan Pandelevski.

Këtë lëndë e hapi Prokuroria Speciale, ndërsa e udhëhiqte Lile Stefanova./Telegrafi/

Advertisement

The post Ruskovska: Hetimi për rastin “Perandoria” do të zgjerohet appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy