Ruskovska: Askush nuk është dënuar për terrorizëm në rastin “27 prilli”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Vepra penale terrorizëm dhe vepra kërcënim terrorist i rendin kushtetues dhe sigurisë janë vepra të ndryshme dhe në rastin e 27 prillit askush nuk është akuzuar për terrorizëm, tha sot në emisionin “360 Gradë”, shefja e Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Vilma Ruskovska.

“Vepra penale terrorizëm dhe kjo vepër penale, rrezikimi terrorist i rendit kushtetues dhe sigurisë, kanë objekt krejtësisht të ndryshëm të mbrojtjes dhe veprimet e ekzekutimit janë shumë të ndryshme. Kështu që askush këtu nuk është i akuzuar për terrorizëm dhe askush nuk mban përgjegjësi për terrorizëm. Të akuzuar për terrorizëm ishin ato të “Lagjes së Trimave”. Ata u akuzuan për terrorizëm ndërsa këtu askush nuk akuzohet për terrorizëm”, tha Ruskovska.

The post Ruskovska: Askush nuk është dënuar për terrorizëm në rastin “27 prilli” appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy