Shefja e Prokurorisë për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Villma Ruskoska do të padisë partinë OBRM-PDUKM, për shpifje.
Ruskoska tha se do të kërkojë dëmshpërblim prej 10 mijë eurove, ndërsa theksoi se nëse i merr ato para do t’i dhurojë për “SOS Fshatin e fëmijëve”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ruskovska tha se ka kërkuar t’i kërkohet falje, ndërsa shtoi se kjo nuk ka ndodhë.
“Kjo nuk ndodhi dhe për këto shkaqe përmes avokatit e parashtrova padinë. Vlerësoj se ajo shumë është vlerë reale, më shumë simbolike, ndërsa nëse me aktvendim të plotfuqishëm do të më jepet vlera, dëshiroj t’i dhuroj në SOS Fshatin e fëmijëve”, deklaroi Villma Ruskoska.
Ndryshe, Ruskovska e padit OBRM-PDUKM-në për disa video të shfaqura nga kjo parti gjatë fushatës parazgjedhore./Telegrafi/
The post Ruskoska padit OBRM-PDUKM-në, kërkon dëmshpërblim prej 10 mijë eurove appeared first on Telegrafi.