Rusia ende shfrytëzon mënyra të ndryshme për ta ushtruar ndikimin e saj dhe për ta larguar vendin nga vlerat evropiane. Ekspertët alarmojnë vendin që si anëtar i NATO-s të jetë vigjilent dhe i kujdesshëm, për shkak të informacioneve jashtëzakonisht të ndjeshme të Aleancës me të cilat punon.

“Parashtroj dilemën: nëse Ambasada ruse në Shkup shpesh i jep vetes të drejtë t’i shkel standardet themelore të sjelljes diplomatike dhe t’i përdor rrjetet sociale, duke shpërndarë këngë maqedonase dhe tregime popullore, duke u treguar patriot i madh dhe përfaqësues i historisë maqedonase. Ndërsa përkundër kësaj ka një tendencë në të cilën përmes kërcënimeve hibride asimetrike, lajmeve të rreme, përdorim të OJQ-ve, grupimeve politike dhe strukturave tjera në vend t’i minojë vlerat euro-atlantike”, tha Marjan Gjurovski, profesor.

“Rusia për të rritur ndikimin e saj shfrytëzon linja kulturore, shpirtërore por edhe religjioze. Ky ndikim nëse kryqëzohet me ndikimin e shërbimeve dhe ndikimit nëpërmjet rrjeteve sociale, mediave dhe lajmeve të rreme mendoj se prodhon rezultate që nuk janë në përputhje me koston të cilën e paguan Rusia. Për arsye se kemi një BE që deri më tani ka investuar në Maqedoninë e Veriut diku 1,5 miliard euro investime direkte, në të njëjtën periudhë Rusia ka investuar këtu vetëm 50 milion”, pohoi Xhelal Neziri, gazetar.

Prodekani i Fakultetit të Sigurisë, Marjan Gjurovski këmbëngulë se pozicioni i vendit duhet të jetë i qartë si në raport me Ukrainën ashtu edhe me ngjarjet në Moskë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sistemi i sigurisë duhet të zgjohet por edhe diplomacia duhet të gjejë mënyra më të ashpra t’i përgjigjet hovit të madh që e ka Ambasada ruse përmes rrjeteve sociale dhe mekanizmave të tjera. Në të kundërtën, ndodh manipulimi i opinionit përmes lajmeve të rreme, përhapje të pasigurisë tek popullata dhe destabilizim të situatës politike, pasi dyshohet se një pjesë të krizave që i kishim në të kaluarën janë nxitur, jo nga zyrtarë të Rusisë në Shkup por sigurisht ka struktura që janë prezente këtu, në Sofje, në Beograd, në rajon. Nuk mund të ketë spiunë rus që tollovisin në shtetet tjera, vetëm tek ne t’i shohim anash”, theksoi Marjan Gjurovski, profesor.

Gazetari, Xhelal Neziri alarmon se Rusia ka ofertë të rrezikshme për vendin.

Kemi një përpjekje që Rusia të jetësojë një projekt që ka nisur para një kohe të gjatë, Unionin Euroazitatik, me të cilin normalisht tenton që të josh vendet e rajonit që të kyçen në atë union si alternativë e BE-së”, tha Xhelal Neziri, gazetar. /Alsat-M/

The post “Rusia e interesuar për të penguar perspektiven evropiane të Maqedonisë së Veriut” appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";