Rufi Osmani nuk do të jetë kandidati i koalicionit “LEN” për president në Maqedoninë e Veriut.

Telegrafi Maqedoni mëson se ish-kryetari i Komunës së Gostivarit, ka refuzuar që t’i përfaqësojë partitë opozitare shqiptare në zgjedhjet presidenciale, të cilat u shpallën ditën e sotme.

Për momentin në garë për kandidat për president nga partitë opozitare shqiptare janë Arben Taravari dhe Bilall Kasami, ndërsa vendimi do të merret ditët në vijim.

Diskutimet se kush do të jetë kandidati i opozitës shqiptare për president kanë nisur që prej zyrtarizimit të koalicionit nga partitë opozitare. Kryetari i Lëvizjes Besa Bilall Kasami, më herët ka deklaruar se nëse Arben Taravari nuk pranon të jetë kandidat, do të jetë vet Kasami.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Lexo po ashtu
Kasami: Nëse Taravari nuk dëshiron të jetë kandidat për president, unë do të jem

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndryshe, kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Jovan Mitrevski ka shpallur zgjedhjet presidenciale dhe ato kuvendare.

Rrethi i parë i zgjedhjeve për kryetar shteti do të mbahen më 24 prill 2024, ndërkaq rrethi i dytë i po të njëjtave do të mbahet me rrethin e parë të zgjedhjeve kuvendare – më 8 maj 2024./Telegrafi/

 

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Rufi Osmani nuk ka pranuar të jetë kandidat i opozitës shqiptare për president appeared first on Telegrafi.