Qarkorja e Shkupit ngjan si një deponi e gjatë dhe në vend të një rruge transitore, ajo dita ditës më shumë ngjan si një deponi.

Po ashtu nëse dëshironi t’i ikni turmës në qytetin e Shkupit do të mund të shihni peizazhin e vizatuar nga qytetari i pandërgjegjshëm. Mund të shihni mbeturina, goma të përdorura dhe gjithçka tjetër që ndot mjedisin jetësor. Nuk mungojnë as kafshë të ngordhura.

Gati çdo metër në qarkoren e Shkupit është me mbeturina, kanaçe, plastikë dhe mbetje nga ushqimi.

Drejtori i NP “Rrugët e Maqedonisë” bën thirrje për ndërgjegjësim nga qytetarët dhe se mjedisin jetësor duhet të mbrohet nga secili.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ne nuk kemi kompetenca për pastrimin e mbeturinave, megjithatë në kuadër të mirëmbajtjeve të rregullta ne bëjmë edhe mbledhjen e mbeturinave dhe kjo ndodh disa herë n vjet”, tha Kostadin Acevski./Telegrafi/

The post Rrugët e Maqedonisë të mbushura me mbeturina appeared first on Telegrafi.