Ka shumë kohë që premtohet rruga Tetovë-Prizren. Por kur konkretisht do të nisin punimet!? Drejtori i Ndërmarrjes Publike Rrugët Shtetërore të Maqedonisë, Ejup Rustemi thotë është çështje ditësh kur do të zgjidhet projektuesi i përbashkët mes Maqedonisë edhe Kosovës për këtë projekt. Sipas Rustemit tash më traseja është zgjedhur dhe duhet vetëm të nënshkruhet marrëveshja.
“Pasi u zgjodh traseja nëpër të cilën do të ndërtohet si rrugë mes Tetovës dhe Prizrenit, ajo trase ka një tunel të përbashkët i cili është 6,4 kilometra. Në vet faktin se është tunel i përbashkët mes dy shteteve ne jemi në fazën, tani bashkë me Ministrinë e Transportit, në përpilimin e marrëveshjes mes Ministrisë së Transportit dhe Ministrisë së Transportit të Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Transportit dhe Ekologjisë të Kosovës, për zgjedhjen e projektuesit të përbashkët, cilat do të jenë detajet, në çfarë mënyre do të zgjidhet, si do të bëhet pagesa e projektuesit vetëm për tunelin, pasi që është tunel i përbashkët”, tha Ejup Rustemik, drejtor i Rrugëve të Maqedonisë.
Rusetmi foli edhe për qarkoren e Tetovës. Sipas tij java që vjen do të hapet tenderi për zgjedhjen e realizuesit të punimeve dhe me shumë gjasa në shtator të fillojnë punimet.
“Tek qarkoja Tetovës ne kemi edhe leje për projektin infrastrukturor. Janë bërë të gjitha elaboratet për tu bërë edhe shpronësimi i tokave. Javën që vjen shpallim edhe tenderin për zgjedhjen e realizuesit të punimeve dhe shpresojmë që nga shtatori do të shihni edhe mekanizmat që do punojnë”, shtoi Rustemi.
Qarkorja e Tetovës ka për qëllim të lidh zonën ekonomike të Tetovës me autostradën Tetovë-Shkup, si dhe fshatrat e komunës së Tearcës të mos kenë nevojë të hynë në qytet, por të kenë mundësi të kalojnë direkt në korridorin tetë.
The post Rruga Tetovë-Prizren, pritet të zgjidhet projektuesi, Rustemi: Në shtator nisin punimet edhe për qarkoren e Tetovës appeared first on Telegrafi.