Komuna e Tetovës si duket ka dëgjuar zërin e protestuesve që kërkonin siguri në rrugën Industriale, pas aksidenteve të njëpasnjëshme në këtë aks, ndër më të rrezikshmit në qytet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Dje (e dielë, 7 shkurt) janë realizuar punë për të rritur sigurinë në rrugë dhe një nga ndryshimet e para kanë qenë policët e shtrirë, të cilët janë vendosur në dy krahët e rrugës afër shkollës fillore “Kiril dhe Metodij”.

“Filluam me vendosjen e pengesave në vendkalimet për këmbësorë, si dhe ndarjen fizike mes 2 drejtimeve të qarkullimit në rrugën Industriale!
Kjo bëhet për të pamundësuar qarkullimin e automjeteve me shpejtësi të madhe në këtë pjesë të qytetit ,dhe njëkohësisht për të parandaluar aksidentet që shpesh herë rrezikojnë jetën e qyterarëve!
Edhe pse bëhet fjalë për rrugë tranzite magjistrale, kjo pjesë e qytetit është dendësisht e banuar, dhe në të qarkullojnë shumë fëmijë që ndjekin mësimin në SHF “Kirili dhe Metodi”. Gjatë javës që vjen do të bëjmë edhe vendosjen e sinjalizimit vertikal plotësues si dhe shënimin e vizëbardhave në vendkalimet për këmbësore!
Vendosja e pengesave me pllaka bekatoni bëhet përkohësisht deri në hapjen e bazave të asfaltit në muajin e ardhshëm!
Komuna e Tetovës edhe në të ardhmen do të mirëpresë dhe do të përmbushë të gjitha iniciativat apo kërkesat qytetare që kanë në fokus mirëqenien, shëndetin dhe sigurinë e qytetarëve!” ka shkruar kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndryshe, shkak i protestave ka qenë aksidenti i 13 janarit kur ndërroi jetë një vajzë 6 vjet e cila u shtyp nga një veturë e cila kishte vozitur me shpejtësi mbi të lejuarën. /Telegrafi/

The post Rruga industriale në Tetovë prej tani me pengesa për më shumë siguri appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";