Në afërsi të Kriva Pallankës janë gjetur mbetjet e një kufome njerëzore.
Një pjesë e një trupi njerëzore është gjetur në një livadh në fshatin Konopnicë, pasditen e djeshme, njoftojnë nga policia.
Gjatë ditës së djeshme në orën 17:00 në stacionin policor në Kriva Pallankë është raportuar se në një livadh në Konopnicë janë gjetur rroba dhe një pjesë e kufomës së njeriut.
“Menjëherë është lajmëruar prokurori publik, është bërë kontroll nga ekipi i SPB-së në Kriva Pallankë dhe do të bëhet autopsi”, njofton zëdhënësja e Sektorit për Punë të Brendshme të Kumanovës, Ivana Mlladenovska.
Nga atje thonë se po punojnë për zbardhjen e rastit./Telegrafi/
The post Rroba dhe pjesë e një kufome njeriu janë gjetur në Kriva Pallankë appeared first on Telegrafi.