Pas rritjes së numrit të rasteve të reja me Kovid-19 në vend dhe për parandalim efikas të përhapjes së koronavirusit, Qeveria solli vendim që të vendos ndalesë të plotë të lëvizjes për të gjithë qytetarët në Shkup (në të gjitha komunat), në Komunën e Kumanovës, të Likovës, të Shtipit, të Tetovës, si dhe në Bogovinë, Bërvenicë, Tearcë, Zhelinë dhe Jegunovc. Ndalesa e lëvizjes fillon prej sonte, nga ora 21:00 dhe do të vlejë deri të hënën në orën 05:00 të mëngjesit.

Në të gjitha qytetet e tjera, ora policore do të zgjasë prej nesër (4 qershor) në orën 21 pasdite deri pasnesër (5 qershor) deri në orën 5 të mëngjesit, ndërsa në ditët e tjera do të fillojë në orën 16 pasdite dhe do të zgjasë deri të nesërmen në orën 5 të mëngjesit. E premtja (5 qershori) shpallet ditë jopune për të gjithë qytetarët. Në periudhën nga e enjtja (4 qershor) nga ora 21:00 deri të hënën më (8 qershor) në orën 05:00, ndalohet vizita e varrezave në tërë territorin e vendit, përveç për varrime.

Përjashtime nga këto ndalesa kanë të bëjnë me aktivitetet bujqësore, për shkak të së cilave lejohet lëvizja brenda territorit (zonës) së fshatrave, ekskluzivisht për nevoja pune. Gjatë periudhës për të cilën u mor ky vendim për ndalimin e lëvizjes, farmacitë do të punojnë pa pengesa, ndërkaq Ministria e Shëndetësisë do të përpilojë plan për funksionimin pa pengesa edhe të institucioneve shëndetësore.

Përjashtimet nga ndalesa për lëvizjes vlejnë edhe për policinë, ushtrinë, punonjësit e shëndetësisë (në ISHP dhe IPSH, si dhe mjekët amë) dhe marketet edhe restorantet që bëjnë dorëzimin e produkteve, me çka këto do t’i kryejnë angazhimet e tyre pa pengesa .

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Mbeten të vlefshme të gjitha lejet e lëshuara për lëvizje gjatë ndalimeve të mëparshme të vendosura, veçanërisht për operatorët ekonomikë dhe punën e organizuar me turne. Shëtitja e manarëve do të jetë në terminët tashmë të përcaktuara në periudhat nga ora 08:00 – 8:30, 15:00 – 15.30 dhe 20:00 – 20:30. Ndalesa e lëvizjes nuk vlen për personat me aftësi të kufizuara dhe shoqëruesit e tyre nëse ata kanë dokumentacionin e duhur.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe thotë se grupimi, mos respektimi i masave dhe mos ndëshkimi janë arsyeja për rritjen e të infektuarve dhe kthimi i orës policore.

Rivendosja e masave kufizuese pason pas rritjes së numrit të rasteve të reja të diagnostikuara me Kovid-19 në vend gjatë ditëve të fundit. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, janë regjistruar 101 raste të reja me Kovid-19, shumica prej të cilave janë nga Shkupi – 59. Ka të infektuar në Kumanovë-12, Shtip-shtatë, Strugë – gjashtë, Tetovë – pesë, në Gostivar dhe Koçan ka nga tre raste, Probistip – dy, dhe nga një rast në Prilep, Veles, Ohër dhe Kavadar.

Instituti i Shëndetit Publik sot regjistroi 10 pacientë të shëruar dhe katër të vdekur.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Kovid-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 2.492, numri i pacientëve të shëruar është 1.605, numri i vdekjeve është 145, ndërsa aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 742.

Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 32.161 testime të Kovid-19.

The post Rritja e numrit të të infektuarve e ktheu orën policore në Maqedoni appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";