Ministria e Ekonomisë nesër ose të hënën do të shpallë masa për rritjen e çmimit të produkteve ushqimore bazë, për të cilët qytetarët po organizojnë bojkot ndaj tregjeve më të mëdha.

Ministri Besar Durmisi bëri të ditur se do të mbahet takim me sindikatat, organizatat e konsumatorëve dhe institucionet përkatëse për metodologjinë e re për llogaritjen e shportës së konsumatorit.

“E kuptoj organizimin e bojkoteve dhe e mbështes, por nuk do të lejojmë praktika spekulative që rrisin çmimin e produkteve. Do të marrim masat e duhura”, tha Durmishi.

Ai informoi se Inspektorati Shtetëror i Tregut deri në fund të kësaj jave do të përfundojë kontrollet, ku do të përfshihen distributorët, furnitorët, prodhuesit dhe tregtarët, për të kontrolluar nëse është rritur marzhi i çmimit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sa i përket pagës minimale, Durmishi konfirmoi se Qeveria mbështet metodologjinë e harmonizuar dhe është e gatshme të mbështesë marrëveshje të reja nëse sindikatat dhe punëdhënësit bien dakord./Telegrafi/

The post Rritja e çmimeve të produkteve ushqimore, deri të hënën do të dihen masat e Qeverisë appeared first on Telegrafi.