Për një familje 4 anëtarëshe në Maqedoni, për të kaluar muajin nevojiten gati 40.000 denarë.

Sindikata llogariti një rritje të re të shportës së konsumatorit.

Për një muaj është rritur për 1.000 denarë, ndërsa për një vit 5.500 denarë.

Rritja e çmimeve të ushqimeve dhe energjisë elektrike ul fuqinë blerëse të qytetarëve.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Dy të punësuarve me 2 paga minimale prej 18.000 denarë i mungojnë edhe 4.000 denarë për të mbijetuar.

Me krizën e fundit, në rrjete sociale shumë qytetarë kanë shprehur revoltën e tyre duke thëne se gjithë paga apo pensioni i tyre shkon për ushqime dhe fatura.

Statistikat llogaritën dje një inflacion rekord prej 14.5%. në qershor.

Rritja më e madhe e çmimeve është për ushqimin me 20% dhe energjinë, mbi 30%.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pjesa më e madhe e të ardhurave të qytetarëve shkon vetëm për ushqim dhe transport, ndërsa për shëndet, pothuajsë asgjë.

Për këtë, Sindikata nuk shmanget nga kërkesat për rritje të pagave për 2800 denarë në sektorin publik.

Qeveria po harton masa të reja për të ndihmuar qytetarët me rrezik social, por ato do të shpallen pas miratimit të ribalancimit të buxhetit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Rritja e çmimeve në Maqedoni, shporta e konsumit arrin në afro 40.000 denarë appeared first on Telegrafi.