“Është marrë vendimi për rritjen historike të pikëve të kapitacionit për mjekët amë nga mjekësia e përgjithshme, gjinekologjia dhe stimatologjia, duke filluar nga prilli i këtij viti”, njoftoi sot kryeministri Hristijan Mickoski.

Ai tha se vlera e pikëve të kapitacionit për mjekësi të përgjithshme dhe gjinekologji do të rritet prej 75 në 100 denarë ose për 33 për qind, ndërsa për stomatologjinë prej 61 në 75 denarë ose për 23 për qind.

Siç theksoi Mickoski në konferencën për mediat në Qeveri, rritja e kapitacionit do të thotë paga më të larta dhe mjekë më të motivuar.

“Kjo rritje vjen pas stagnimit shumëvjeçarë në periudhën prej vitit 2019 deri në vitin 2022 kur pikët ishin 63 dhe 48 denarë”, tha kryeministri.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai me rastin e Ditës Botërore të Shëndetësisë i falenderoi të gjithë mjekët për përkushtimin dhe punën, duke theksuar se Qeveria do të vazhdojë ta forcojë sistemin shëndetësor.

The post Rritet pika e kapitacionit për mjekët amë gjinekologët dhe stomatologët appeared first on Telegrafi.