Paga mesatare mujore e paguar neto për punonjës për nëntor 2020 ishte 27.588 denarë, që është 7% më shumë krahasuar me të njëjtin muaj në 2019.
Paga mesatare bruto është 41.141 denarë dhe është 7.4 përqind më e lartë krahasuar me nëntorin 2019.
Sipas Entit Shtetëror për Statistika rritja e pagës mesatare është kryesisht për shkak të rritjes së pagës mesatare mujore të paguar neto për punonjës në sektorët Art, argëtim dhe rekreacion me 11.2 për qind, aktivitete të kujdesit shëndetësor dhe social me 11.2 dhe Arsimi me 9.5 përqind.
Ulje e pagës mesatare krahasuar me muajin paraardhës u regjistrua në sektorët e energjisë elektrike, gazit, furnizimit me kondicionim me 4.1 përqind, furnizimi me ujë, largimi i ujërave të ndotura, menaxhimi i mbeturinave dhe aktivitetet e rehabilitimit të mjedisit 3.6 dhe objektet e akomodimit dhe shërbimit të ushqimit me 3.4 përqind./Telegrafi/
The post Rritet për 7 përqind paga mesatare në Maqedoni appeared first on Telegrafi.