Instituti për Shëndet Publik e ka publikuar raportin javor për gjendjen me coronavirusin, për periudhën prej 1 deri 7 mars 2021.
Në këtë periudhë janë bërë gjithsej 21.090 testime për SARS-CoV-2, që është për 4.6% më shumë në krahasim me javën e kaluar, ndërsa pozitiv kanë rezultuar 4.463, në 35 qytete. Ky numër është për 23.0% më shumë se java e kaluar.
“Pjesa më e madhe rasteve të reja janë nga Shkupi (2.160), ndërsa incidenca më e madhe është në Negotinë. Përqindja e rasteve pozitive në periudhën e theksuar lëvizë prej 13.2 deri 26.7%, ose mesatarisht 20.9%”.
“Rastet e reja janë nga të gjitha grupmoshat, kurse numri më i vogël është tek fëmijët prej moshës 0 deri 9 vjeç”, thuhet në raport.
Ndërsa sa i përket personave të shëruar, pas dy testeve negative, janë regjistruar gjithsej 3.895 pacientë të shëruar, të cilët kanë qenë të hospitalizuar ose në kurim shtëpiak.
Raportin javor të ISHP-së mund ta gjeni edhe në web-faqen e tyre./Telegrafi/
The post Rritet për 23 përqind numri i rasteve të reja me COVID-19 në Maqedoni appeared first on Telegrafi.