Rritet paga minimale, e diela do të jetë ditë jo pune në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Lartësia e pagës minimale do të rritet me 1.7 për qind dhe nga prilli i vitit 2021 do të jetë 22,146 denarë bruto ose 15,194 denarë neto, njoftoi Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS) pas seancës së sotme të Këshillit Ekonomik Social (KES).

Harmonizimi i pagës bëhet në bazë të parametrave të përcaktuara ligjore: një e treta e rritjes së pagës së paguar mesatare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, një e treta e rritjes së indeksit të shpenzimeve të jetës dhe një e treta e rritjes reale të PBV-së.

“Qeveria dhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale kanë marrë seriozisht parasysh pohimet e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë që kishin të bëjnë me atë se në përllogaritjen e pagës minimale nuk duhet të merret parasysh parametri i fundit – një e treta e rritjes reale të PBV-së, me arsyetimin se i njëjti është me shenjë negative, respektivisht nuk paraqet rritje. Për këtë qëllim, MPPS-ja iu drejtua Entit Shtetëror për Statistikë (ESHS) për të dhënë mendim nëse norma negative e rritjes përfaqëson rritjen reale të PBV-së, në kuptim të Ligjit për pagën minimale. Në përputhje me qëndrimin e ESHS-së, se termi rritje reale përdoret kur bëhet fjalë për rritje ose rënie të PBV-së, respektivisht kur norma ka shenjë pozitive ose negative, Qeveria duhet të marrë parasysh edhe kriterin e tretë gjatë harmonizimit të pagës minimale”, bën të ditur Ministria.

Shkalla e rritjes së PBV-së, siç përcakton edhe ESHS-ja, mund të jetë numër pozitiv ose negativ, respektivisht normë pozitive ose negative e rritjes.

Advertisement

“Prandaj, Qeveria dhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale janë të detyruara të respektojnë plotësisht dhe të veprojnë në përputhje me Ligjin për pagë minimale dhe gjatë harmonizimit të pagës minimale jemi të detyruar të marrim parasysh tre kriteret e përmendura ligjore”, theksoi ministrja Shahpaska, e cila kryesonte Këshillin Ekonomik Social.

Zëvendëskryeministri Fatmir Bitiqi vlerësoi se Qeveria nuk mund të anashkalojë ose barazojë plotësisht njërën nga tre parametrat e parashikuar ligjor për përcaktimin e pagës minimale, siç është propozimi nga sindikatat, meqë kjo bie ndesh me ligjin.

Në seancën e KES u shqyrtuan edhe versionet e punës të ndryshimeve ligjore të Ligjit për marrëdhënie të punës dhe Ligjin për tregtinë, që kanë të bëjnë me aktvendimin je diela – ditë për pushim javor.

Ministrja Shahpaska sqaroi se pas analizës disamuajshe të gjendjes së ekonomisë dhe përqindjes së implikimeve financiare, vendimi që qendrat tregtare të punojnë të dielën ishte i arsyeshëm dhe i bazuar. Prandaj është mirë që të rregullohet në Ligjin për tregtinë, me një lartësi të përkufizuar konkrete të kompensimit për punëtorët nga tregtia që do të punojnë të dielën.

Advertisement

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, para anëtarëve të KES-it elaboroi ndryshimet e propozuara në Ligjin për tregti dhe sqaroi se mënyra se si do të rregullohet puna në tregti duhet të jetë e rregulluar me Ligjin e tregtisë, e jo me Ligji e marrëdhënieve të punës. Në këtë mënyrë, theksoi ai, forcohet kontrolli mbi punëdhënësit, meqë krijohen kushte që kontroll përveç Inspektoratit Shtetëror të Punës, të ushtrojë edhe Drejtoria e të Ardhurave Publike, si dhe Inspektorati Shtetëror i Tregut.

“Me zgjidhjen e propozuar ligjore për qendra tregtare dhe tregtarët me pakicë përcaktohet kompensimi në lartësi prej dy për qind nga të ardhurave e përgjithshme të realizuara vitin e kaluar të dielave dhe gjatë festave, mjete të cilat do të investohen në kopshtepër fëmijë”, informoi Bekteshi.

Zëvendëskryeministri Bytyqi shtoi se qarkullimi i qendrave tregtare, në kushte kur nuk ka rregullim përkatës, nuk mund të anashkalohet.

“Meqë për qendrat tregtare të dielën është parashikuar orar i punës nga ora 10 deri në orën 18, kjo do të thotë se të dielën do të angazhohet vetëm një ndrim, për shkak të së cilës arsye numri i personave që do të punojnë të dielën do të përgjysmohet. Këta persona për punën e tyre të dielën do të marrin për 100 për qind mëditje më të lartë. Kërkesat e punëtorëve janë respektuar, për një kohë të gjatë kemi zhvilluar debat në mënyrë që të arrijmë zgjidhje që do të jetë në interes të punëtorëve, por që nuk do të dëmtojë në mënyrë drastike ekonominë”, theksoi Bytyqi.

Advertisement

Në raport me ndryshimet e propozuara në Ligjin e marrëdhënieve të punës, ministrja Shahpaska informoi se është duke u shqyrtuar mundësia e shtyrjes së zbatimit të ndryshimeve ligjore për 1 janar të vitit të ardhshëm, vetëm për shkak të krizës ekonomike që e imponoi Pandemia.

“Përcaktimi i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut është i qartë dhe ne jemi të përkushtuar në atë që e diela të jetë ditë pushimi për shumicën e punëtorëve. “Por, që në fillim të bisedimeve, edhe Qeveria edhe unë theksuam dhe ishim të qartë në vendim se zbatimi i ligjit është i lidhur me mbarimin e pandemisë”, theksoi Shahpaska.

Sipas MPPS-së, vërejtjet që përfaqësuesit e punëtorëve i kishin në pjesën e zbatimit të zgjidhjeve ligjore, por edhe në pjesën e aktiviteteve shoqëruese do të shqyrtohen seriozisht, pas çka do të rrumbullakohet procesi i përkufizimit të propozim-zgjidhjeve ligjore.

The post Rritet paga minimale, e diela do të jetë ditë jo pune në Maqedoni appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy