Numri i turistëve në prill të vitit 2023 është 69 934, nga të cilët 25.8 % janë turistë vendor, ndërsa 74.2 % turistë të huaj, informon Enti Shtetëror për Statistikë (ESHS).

Numri i bujtjeve në prill të vitit 2023 është 130 702, nga të cilat 28.4 % janë turistë vendor dhe 71.6 % turistë të huaj.

Në periudhën janar – prill 2023, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak, numri i turistëve është rritur me 24.3 %, edhe atë: te turistët vendor ka rënie prej 3.6 %, ndërsa te turistët e huaj ka rritje prej 46.1 %.

Në periudhën janar – prill 2023, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak, numri i bujtjeve është rritur për 13.6 % edhe atë: te turistët vendor ka rënie prej 4.8 %, ndërsa te turistët e huaj ka rritje prej 29.0 %.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Rritet numri i turistëve në RMV appeared first on Telegrafi.