Numri i turistëve në nëntor të vitit 2024 është 66 701, prej të cilëve 31.6 % janë turistë vendor dhe 68.4 % turistë të huaj, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikës.

Numri i netëve të kaluara në nëntor të vitit 2024 është 138 226, prej të cilëve 38.6 % janë turistë vendor dhe 61.4 % janë turistë të huaj.

Në periudhën janar – nëntor 2024, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak, numri i turistëve është rritur për 8.3 %, edhe atë: te turistët vendor ka rënie për 1.0 %, ndërsa te turistët e huaj ka rritje për 13.8 %.

Në periudhën janar – nëntor 2024, krahasuar me të njejtën periudhë të vitit paraprak, numri i netëve të kaluara është rritur për 5.3 %, edhe atë: te turistët vendor ka rritje për 2.2 %, ndërsa te turistët e huaj ka rritje për 9.2 %.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Rritet numri i turistëve në Maqedoni appeared first on Telegrafi.