Enti Shtetëror për Statistika publikoi numrat e të vdekurve dhe të lindurve për vitin 2020.

Gjatë vitit të kaluar kanë humbur jetën 25.049 qytetarë, që është për 25% më shumë në krahasim me vitin e kaluar, kur kishte 20.412 të vdekur.

Dallimin më të madh e bën tremujori i fundit i vitit 20202, kur janë regjistruar 9.465 të vdekur, përkatësisht rreth 5.000 më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit paraprak.

“Si pasojë e pandemisë dhe vonimit të raporteve nga disa Departamente për trejmujoret e kaluara, numri i të vdekurve në tremujorin e katërt të vitit 2020 shënon rritje prej 89.1% në krahasim me tremujorin e njëjtë të vitit 2019”, thonë nga Enti Shtetëror për Statistika.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndryshe, numri i të lindurve është zvogëluar dhe nëse në vitin 2019 ka pasur 19.725 lindje, gjatë vitit 2020 ka pasur 18.863 foshnja të lindura./Telegrafi/

The post Rritet numri i të vdekurve në Maqedoni, ulet numri i lindjeve appeared first on Telegrafi.