Sipas raportit të publikuar dje nga Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) për 24 orët e fundit, janë regjistruar 3803 pacientë të shëruar.

Ky është numri më i madh i pacientëve të shëruar të regjistruar nga Kovid-19 për një ditë deri më tani.

Ndërkohë gjatë ditës së djeshme janë regjistruar edhe 123 raste të reja me Kovid-19 dhe 17 të vdekur.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 154.494, numri i pacientëve të shëruar është 143.069, numri i vdekjeve është 5.168, ndërsa numri i rasteve aktive është 6.257.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Më shumë raste aktive ka në Shkup 2.650, Kumanova 547, Manastiri 446./Telegrafi/

The post Rritet numri i të shëruarve nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.