Rritet numri i të papunëve për muajin prill në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Numri i të papunëve në vend u rrit në muajin prill në krahasim me marsin, për shkak të pandemisë me coronavirusin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Të dhënat e publikuara nga Agjencia e Punësimit japin një tablo të saktë. Ka një rritje të papunësisë në të gjitha qytetet e Maqedonisë.

Valentina Disoska, kryetare e Shoqatës së Biznesit të Grave, thotë se situata është shumë e vështirë dhe është normale të ketë pushime nga puna.

“Çdo ditë i bëjmë vetes të njëjtën pyetje, dhe ne luftojmë t’i mbajmë punëtorët. Ne nuk kemi ekonomi të fortë, kështu që nuk mund të punojmë për dy muaj dhe të paguajmë pagat. Të gjitha kompanitë janë të prekura, por ndërmarrjet e vogla dhe mikro, ku ka një të punësuar ose janë anëtarë të familjes, të cilët luftuan për ekzistencë, tani janë në prag të falimentimit, nuk mund të nxjerrin pagë”, sqaron Disoska.

Advertisement

Në Shkup, numri i të papunëve është rritur për 1.732 persona, në Tetovë për 466, në Kumanovë ka 493 të papunë, në Shtip rritja është për 222, në Manastir numri i të papunëve është rritur për 537, në Ohër për 350 persona./Telegrafi/

The post Rritet numri i të papunëve për muajin prill në Maqedoni appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy