Për një muaj, në Ministrinë e Punëve të Brendshme ka rritje të numri të të infektuarve me coronavirus. Janë evidentuar gjithsej 92 raste aktive, që për 15 është më shumë nëse krahason me muajin paraprak, qershorin, kur në MPB kishte 77 raste aktive.

Jozyrtarisht, më së shumti të infektuar ka në SPB – Shkup me rreth 30 policë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas statistikave që i posedon MPB, në vazhdimësi ulet numri i të punësuarve që për shkak të kontaktit me person të infektuar me coronaviurs, kanë marrë vendim për vetizolim.

Muajin e kaluar në MPB janë izoluar 239 person, ndërsa tani, vendime aktive kanë 191 punonjës në MPB./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Rritet numri i të infektuarve me coronavirus në policinë e Maqedonisë appeared first on Telegrafi.