Rritet numri i të infektuarve me coronavirus në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Maqedonisë. Sipas të dhënave numri është rritur në 68 punonjës të cilët kanë marrë rezultate pozitive me coronavirus, informon “A1on”.
Nga java e kaluar kurë u regjistruan 41 të infektuar, numri është rritur në 72 raste.
Në MPB është rritur edhe numri i të punësuarve të cilët për shkak të kontaktit me të infektuarit janë vendosur në izolim. Janë dhënë 113 vendime, ndërsa me këtë numri i të izoluarve është rritur në 283 persona.
Më herët me coronavirus u infektuan këshilltari i ministrit Naqe Çulev dhe dy punëtorë që punonin në kantinën e MPB-së./Telegrafi/
Advertisement
The post Rritet numri i të infektuarve me coronavirus në MPB appeared first on Telegrafi.