Numri i rasteve aktive gjatë ditës së djeshme ishte 197, prej të cilëve 66 në Shkup dhe 65 në Tetovë. Sipas të dhënave të djeshme të ISH-së, nga 3.227 testim janë regjistruar 21 raste me coronavirs, prej të cilëve 11 në Tetovë, nga tre në Shkup dhe Kumanovë, dy në Strugë dhe nga një në Gostivar dhe Shtip.
Ministria e Shëndetësisë dje njoftoi se pas rritjes së rasteve të reja në Tetovë dhe rajonin e Tetovës, KSI me vëmendje e ndjek gjendjen epidemiologjike në Tetovë dhe është në komunikim të vazhdueshëm me Qendrën për Shëndet Publik.
Nga MSH thonë se rritja e numrit të rasteve të reja vinë për dy arsye, e para është për shkak të një dasme, ndërsa arsyeja e ditë është familja shumëanëtarëshe kanë marrë pjesë në aheng familjar. Nga MSH theksojnë se disa nga pacientët nuk kanë dhënë të dhëna të sakta.
MSH bën thirrje që qytetarët të bashkëpunojnë me epidemiologët, ndërsa refuzimi i bashkëpunimit nga pacientët vështirëson zbatimin e anketave epidemiologjik dhe kjo mund të sjell numër të madh të të infektuarve.
“Momentalisht na gëzon fakti se nga 65 raste aktive në Tetovë, vetëm 12 jamë me simptoma dhe nuk ka të hospitalizuar në Kovid Qendrën në Tetovë. Deri tani nuk është vërtetuar lloji delta i coronavirusit”, sqarojnë nga MSH.
Nga Ministria e Shëndetësisë theksojnë rëndësinë e vaksinimit duke shtuar se sa më shumë të vaksinuar do të thotë krijim të imunitetit kolektiv.
Po ashtu procesi i vaksinimit fillon të zbatohet në terren në gjithë fshatrat, vendet rurale dhe lagjet. Prej tash nuk nevojitet termin për vaksinim.
Ndryshe, në Maqedoni janë aplikuar gjithsej 676.620 doza vaksinash, ndërsa 248.539 qytetarë janë rivaksinuar./Telegrafi/
The post Rritet numri i rasteve të reja me coronavirs në Tetovë appeared first on Telegrafi.