Në 4 javët e kaluara ka pasur rritje të vazhdueshme të numrit të të infektuarve me coronavirus, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Vetëm dje u regjistruan 1.293 raste të reja me coronavirus nga 4.094 teste të kryera, që është 31 përqind.

Aktualisht janë 12.819 raste aktive me Covid-19 në vend. Më shumë se 1.000 pacientë me ndërlikime nga virusi janë shtruar në spitale, ndërsa ka 280 shtretër të lirë në qendrat kovide.

“Presioni në Shkup është i madh, ne po krijojmë një sistem menaxhimi për klinikat e Shkupit. Ekzistojnë një numër vendeve të lira, departamentet interne përsëri janë bërë qendra kovide”, tha Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Tani për tani, megjithatë, nuk do të vendosen kufizime të reja dhe ndalimi i lëvizjes nga ora 22:00 deri në 05:00 mbetet në fuqi.

Siç theksoi Ministri, situata nuk kërkon futjen e masave të menjëhershme, por do të monitorohet vazhdimisht dhe javën e ardhshme Komisioni do të ketë takim tjetër ku do të vendosin nëse do të ketë nevojë për kufizime./Telegrafi/

The post Rritet numri i infektimeve në Maqedoni, mbi 30 përqind e të testuarve janë pozitivë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";