Niveli i ujit të Liqenit të Prespës është rritur për një centimetër krahasuar me ditën e djeshme dhe po aq është ulur në liqenin e Ohrit, sipas rezultateve të matjeve të fundit të bëra nga Drejtoria Hidrometeorologjike.

Me këtë, niveli i Liqenit të Prespës është 1.68 metra më i ulët se mesatarja e muajit shtator, ndërsa niveli i ujit të liqenit të Ohrit është një centimetër më i lartë se mesatarja shumëvjeçare për këtë periudhë të vitit.

Niveli i Liqenit të Dojranit është gjithashtu më i lartë se mesatarja për 2.43 metra, që është i njëjtë me ditën e djeshme.

Nivelet e ujit në pjesën më të madhe të lumenjve në vend janë gjithashtu më të larta se mesatarja dhe tregojnë një rritje apo ulje të lehtë krahasuar me ditën e djeshme.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Rritet niveli i ujit në shumicën prej lumenjve dhe liqeneve në RMV appeared first on Telegrafi.