Interesimi i qytetarëve të RMV-së për vaksinim kundër coronavirusit rritet vazhimisht.

Deri dje 400.284 qytetarë kanë shprehur dëshirë për t’u vaksinuar, duke aplikuar në platformën vakcinacija.mk. Ndërsa 220.733 qytetarë e kanë marrë të paktën njërën dozë të vaksinës.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, dje njoftoi se kanë arritur edhe 10.530 doza të vaksinës nga prodhuesi “Pfizer”, prej të cilave 5.850 janë nga negociatat e drejtpërdrejta e prodhuesin, ndërsa 4.680 nga BE-ja, që janë siguruar nëpërmjet marrëveshjes trepalëshe në kuadër të programit “Team Europe”.

Vaksinimi masiv zhvillohet në disa qytete edhe atë në Shkup, Tetovë, Kumanovë, Kavadar, Shtip, Manastir, Strumicë dhe Ohër.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndryshe, ditëve të fundit numri i të infektuarve të rinj me COVID-19 ka shënuar ulje të madhe. Me këtë është ulur edhe numri i pacientëve të hospitalizuar edhe rasteve aktive./Telegrafi/

The post Rritet interesimi për vaksinim kundër COVID-19 në Maqedoni appeared first on Telegrafi.