Rritet interesimi i qytetarëve që duan të vaksinohen kundër Covid-19 në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Deri tani rreth 210 mijë qytetarë janë paraqitur për tu vaksinuar kundër Kovid 19. Qytetarët thonë se janë të vërshuar nga dezinformatat mbi vaksinimin, dukuri e cila vë në dilemë qytetarin nëse vaksinimi është i sigurt apo jo. Ata kërkojnë që shteti të sigurojë më shumë informacione mbi atë se sa të sigurta janë vaksinat.

“Njerëzit nuk janë të informuar sa duhet dhe ekziston njëfarë dyshimi te popullata në lidhje me vaksinat. Nuk ka kampanjë të mirëfilltë për popullatën, se duhet vaksina të merret është mirë, pa dyshim”

“Gjithçka varet prej njerëzve. Nuk mund që dikë ta detyrosh nëse nuk dëshiron të vaksinohet. Unë do vaksinohem, ende nuk më ka ardhur radha kur do më vijë radha do vaksinohem”

“Çdokush duhet të vaksinohet”

Advertisement

“Popullata nuk është e informuar dhe kanë frikë prej vaksinimit. vetëm vaksinimi mund të na shërojë dhe të na lirojë nga pandemia. Rrugëdalje tjetër s’ka. Dezinfomata ka shumë dhe aty është problemi pse popullata frikësohen të vaksinohen”

“Ka informata mjaftueshëm. Nga të gjitha anët ka informacione. Nëpërmjet radio, televizioni, tash edhe facebook-ut. Njerëzit krejt këto i dinë. Mendoj se janë të informuar, por nëse ata nuk janë në gjendje ta kuptojnë ajo është tjetër çështje. Ka shumë njerëz se kuptojnë, mendon se ju bën dëm dhe s’duan ta marrin”

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe tha se fushata ndërgjegjësimi janë përgatitur nga disa Institucione, por ende nuk janë publikuar.

Që prej disa muajsh me disa media nacionale, me koncesionerët e tyre dhe ata u pajtuan të bëhen pjesë e atij sistemi ku pa pagesë do t’i emitojë të gjithë këto materiale. Kemi spote reklamuese të incizuara, me mbështetje të UNICEF-it, zyrës Evropiane dhe Qeverisë. Nga ana e të gjithë këtyre faktorëve dhe me kampanjë të fuqishme dhe agresive mund të ndërgjegjësojmë. Jemi të vetëdijshëm se duhet të punojmë në ngritjen e vetëdijes- deklaroi Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.

Advertisement

Deri tani janë vaksinuar rreth 60 mijë qytetarë të moshës mbi 70 vjeç si dhe kategoria e qytetarëve të rrezikuar, policët, ushtarët, mësimdhënësit nga klasa e parë deri në të tretën, gazetarët si dhe të punësuarit nëpër çerdhe./Alsat/

The post Rritet interesimi i qytetarëve që duan të vaksinohen kundër Covid-19 në Maqedoni appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy