Inflacioni vazhdon të rritet në Maqedoninë e Veriut.
Në janar të këtij viti, inflacioni ishte 6.7 për qind dhe çmimet me pakicë u rritën me 7.3 për qind në vit, shkruan “Faktor”.
Çmimet e ushqimeve janë rritur për 9.2 përqind krahasuar me janarin e vitit të kaluar. Nga kjo, buka me 10 përqind, perimet me 14 përqind, frutat me 11 përqind, vajrat me 26 përqind, sheqeri, çokollata, ëmbëlsirat me 10 përqind.
Rritja më e madhe është te çmimet e derivateve për veturat e veta me 24 përqind.
Advertisement
Në Maqedoninë e Veriut është rritur edhe shporta minimale që është për 770 denarë më e shtrenjtë./Telegrafi/
The post Rritet inflacioni në Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.