Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 0,48 % në raport me vendimin e datës 27.01.2025.
Çmimi i shitjes me pakicë i Mazut М-1 SU ulet për 1,100 den/kg dhe tani do jet 44,531 den/kg.
Çmimet e shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 si dhe i EURODIZELIT (DЕ V) dhe Vajit ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) nuk ndryshojnë.
Nga data 31.01.2025, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
EUROSUPER BS – 95 do të shitet për 80,00 (denarë/litër)
EUROSUPER BS – 98 do të shitet për 82,00 (denarë/litër)
EURODIZEL BS (D-E V) do të shitet për 74,50 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) do të shitet për 73,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU do të shitet për 44,531 (denarë/kilogram)./Telegrafi/
The post Rritet çmimi i mazutit në Maqedoni appeared first on Telegrafi.