Çmimet e shërbimeve hotelierike në maj të këtij viti, krahasuar me muajin prill, janë rritur për 1.2%. Krahasuar me majin e vitit të kaluar rritja e çmimeve është 13.4%, njoftojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave.
Nga atje theksojnë se kumulativisht, në periudhën janar – maj 2023, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, çmimet e shërbimeve hotelierike janë rritur për 13.5%.
Krahasuar sipas grupeve të shërbimeve, në muajin maj në krahasim me prillin, rritje është vërejtur në grupet ushqime me 0,7%, pije alkoolike me 0,1%, pije joalkoolike me 0,9% dhe akomodime me 3,7%./Telegrafi/
The post Rriten për 13.4 për qind shërbimet hotelierike në Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";