Rriten çmimet e ngrohjes në Maqedoni, nga nesër çmime të reja

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale të Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli Vendim me të cilin nga 1 mars, çmimet për konsumatorët e energjisë termike për EMV Energetika (5,17%) dhe Shkupi Veri – Enerxhi Ekolink (5,25%) do të rriten për rreth 5%, thuhet në njoftimin e KRRE-së.

“Kur e shpallëm çmimin për sistemin më të madh nëpërmjet të cilit furnizohen me ngrohje qendrore më shumë se 95% e amvisërive, paralajmëruam se edhe këto dy kompani kanë parashtruar Kërkesë për korrigjim të çmimit. Është e njohur se për shkak të ndodhive gjeopolitike, çmimi i gazit natyror në tregjet botërore është rritur, konkretisht në tremujorin e fundit të vitit të kaluar kemi rritje për 16% e cila është edhe arsyeja kryesore edhe për këtë Vendim. Këto dy kompani parashtruan Kërkesë për korrigjim të çmimit gjatë muajit shkurt, sipas së cilave KRRE – ja ka kryer analiza përkatëse dhe në bazë të kësaj ka sjell Vendim për korrigjim të çmimit të konsumatorëve të energjisë termike për “EMV Energetika” dhe Shkupi Veri – Enerxhi Ekolink, të cilat do të hyjnë në fuqi nga 1 mars. Bëhet fjalë për konsumin total prej 2500 konsumatorëve”, theksoi Marko Bislimoski.

Njëkohësisht, KRRE e informon publikun se në seancën kryesore është sjell Vendim për dhënien e dy Licencave për ushtrimin e veprimtarisë energjetike për prodhim të rregulluar dhe furnizim me energji termike për ENERXHI EKOLINK SHA Shkup, ndërsa procedura për dhënien e Licencës për veprimtarinë e shpërndarjes është në vijim.

“Bëhet fjalë për ngrohtoren e njohur në publik si Shkupi Veri, të cilën jo shumë kohë më parë e ka marrë përsipër një investues privat dhe i njëjti e ka filluar procedurën për licencimin përfundimtar të kompanisë e cila ushtron veprimtari publike më shumë se 20 vite. KRRE mban qëndrimin se secili realizim i investimeve që nënkupton përmirësimin e kualitetit të furnizimit dhe zgjerimin e rrjetit me qëllim rriten e konsumit, është me përkrahje të pakushtëzuar, veçanërisht kur bëhet fjalë për mënyrën e ngrohjes më ekologjike dhe më ekonomike për ngrohje, që pasqyrohet në faturat e ngrohjes qendrore – të cilat janë më të ulëta. Analizat tregojnë se në qoftë se të gjithë të shkëputurit nga ngrohja qendrore, përsëri rilidhen në sistem, faturat do të ulen për rreth 10%”, theksoi Marko Bislimoski.

Advertisement

The post Rriten çmimet e ngrohjes në Maqedoni, nga nesër çmime të reja appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy