Qytetarët nga kjo javë blejnë ilaçe më të shtrenjta për 30% nga lista pozitive.

Kjo nuk është rritja e parë që është bërë këtë vit, nga që në janar kishte edhe një rritje tjetër për 20%, thonë farmacistët. Sipas tyre, rritja është bërë vetëm nga prodhuesit farmaceutik vendor, ndërsa barnat e importuara nga kompanitë e jashtme nuk i kanë lëvizur çmimet e 90% të ilaçeve e preparateve tjera.

Qytetarët thonë se abuzimi me çmimin e barnave njëherë u bë nga pandemia, tani nga lufta në Ukrainë.

“Po çfarë barna bre, ato janë të gjitha mashtrime, a e dini çfarë do të thotë kjo të shkruajnë barna që kanë më së tepërmi profit këto barnatoret. Njerëz hani sa më tepër ushqim natyror, jo artificiale.”

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ka barna që janë shumë të shtrenjta varet edhe nga sëmundjet, secili nuk mund ti paguaj. Ata që kanë të ardhura të ulëta e kanë vështirë ti arrijnë. Unë nuk marr shumë barna por deri në 1 mijë denarë nga lista pozitive i marr çdo muaj për tension të lartë të gjakut dhe tjerat që më duhen.”

“Për vështirësi mund të them se për mua dhe bashkëshorten nën 2 mijë denarë nuk mbes pa shpenzuar në muaj. Se a mi paguajnë ato që mi shkruan mjeku apo diçka tjetër dyshoj se ka disa shifra të pa kuptueshme. Nuk i kam parë me hollësi por që paguaj më tepër se duhet, jam i sigurt se po.”

Drejtuesit e barnatoreve thanë se kjo rritje rapide ka kaluar mbi 50% të kostove të ilaçeve brenda tremujorit të parë të këtij viti.

“Gati 30% janë ngritur çmimet nga lista pozitive, por e theksoj edhe një herë barnat që janë nga Maqedonia, të cilat janë prodhuar nga dy kompanitë farmaceutike që operojnë aktualisht këtu”, tha Aulon Ramadani, farmacist.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nga Fondi i Sigurimit Shëndetësor thonë se me mbi 9 mijë farmaci që kanë të lidhura kontrata nuk ka rritje të çmimeve referente. Sipas Irfan Limanit përditësimi i kostove të ilaçeve bëhet në çdo 6 muaj.

“Kompetenca ligjore e Fondit është monitorimi dhe rregullimi i lartësisë së çmimeve referente të barnave nga lista pozitive, por edhe këtu si element bazë merret çmimi që e ka miratuar Ministria e Shëndetësisë”, theksoi Irfan Limani, Fondi i Sigurimit Shëndetësor.

Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se pas negociatave me kompanitë farmaceutike, sot është marrë vendim për çmimet e reja të barnave nga kompanitë prodhuese dhe shpërndarëse të barnave.

Sipas vendimit, kompanitë pritet të rregullojnë çmimet e vendosura të barnave në tregtinë me shumicë dhe pakicë dhe pas rregullimit, çmimet e reja të reduktuara do të aplikohen nga 1 prilli./Alsat/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Rriten çmimet e ilaçeve në Maqedoni appeared first on Telegrafi.