Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 1,00 % në raport me vendimin e datës 08.01.2025.

Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 rritet për 1,50 den/litër.
Çmimet e shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-98 si dhe të EURODIZELIT (D-Е V), dhe Vajit ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) rriten për 1,00 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 0,426 den/kg dhe tani do jet 45,285 den/kg.

Nga data 14.01.2025, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 79,50 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 81,50 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 73,50 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 73,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 45,285 (denarë/kilogram)

Advertisement

The post Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy