Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit mori vendim, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0,74 % në raport me vendimin e datës 28.06.2021.
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rriten për 0,50 denarë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) nuk ndryshon dhe mbetet në të njëjtin nivel siç është përcaktuar me vendimin për përcaktimin e çmimeve më të larta të shitjes me pakicë të derivateve të naftës dhe të lëndëve djegëse për transport të datës 28.06.2021.
Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 0,567 den/kg dhe tani do të jetë 37,719 den/kg.
Nga data 6.7.2021, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
Benzinë për motorë EUROSUPER BS – 95 71,50 (denarë/litër)
Benzinë për motorë EUROSUPER BS -98 73,50 (denarë/litër)
Naftë për motorë EURODIZEL BS (D-E V) 63,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 63,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 37,719 (denarë/kilogram).
Në periudhën e kaluar shtatëditore të gjitha çmimet referente në bursat botërore, mesatarisht shënojnë rritje edhe atë: te benzina për 1,472 %, te nafta për 0,301 %, te vaji ekstra i lehtë për 0,306 % dhe të mazuti për 1,834%.
Në të njëjtën periudhë kursi i denarit në raport me dollarin është më i lartë për 0,157%.
The post Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni appeared first on Telegrafi.