Rreth një orë pritje në Tabanoc dhe Bogorodicë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se komunikacioni në vend po zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë të thata.

“Dendësia e komunikacionit jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në VK Bogorodicë dhe VK Tabanoc koha e pritje për dalje nga shteti është rreth një orë, kurse në vendkalimet tjera kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti”, thuhet në njoftimine LAMM Maqedoni.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut.

Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë./Telegrafi/

Advertisement

The post Rreth një orë pritje në Tabanoc dhe Bogorodicë appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy