Rreth 65 milionë euro janë mbledhur nga taksat rrugore për një vit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nga janari deri më 20 dhjetor të këtij viti është realizuar përfitim total nga pikat pagesore, shitja dhe mbushja e pajisjeve elektronike, mbushje përmes ueb portalit si dhe nga pagesat në pikë pagesat rrugore përmes projektit Ballkani i Hapur në lartësi prej 3.981.392.760 denarë ose 64.738.094 euro, informojnë për AIM-n nga Ndërmarrja Publike Rrugët Shtetërore (NPRrSH).

Pjesëmarrja e pagesës elektronike është rreth 33 për qind.

“Angazhimi ynë është që të rrisim këtë përqindje dhe t’i edukojmë qytetarët për përfitimet e përdorimit të pagesës elektronike, që do të zvogëlonte ndjeshëm kohën e pritjes në pikat e pagesës për pagesën me para të gatshme dhe do të siguronte qarkullim të qetë pa vonesa të mëdha”, deklaroi Koce Trajanovski, drejtor i NPRrSH-së.

Nga fillimi i pagesës elektronike më 3 korrik 2019 deri më 20 dhjetor 2024, janë shitur gjithsej 242.080 pajisje elektronike, nga të cilat 203.828 kartela M-smart dhe 38.252 pajisje M-tag. Për atë periudhë janë bërë gjithsej 1.842.224 mbushje individuale të pajisjeve elektronike në shuma të ndryshme, ndërsa shuma e përgjithshme për mbushje deri më tani është 3.509.815.300 denarë.

Advertisement

“Plani ynë është ambicioz në drejtim të rritjes së përqindjes së pagesës elektronike dhe rritjes së fluksit të automjeteve në pikat e pagesës dhe mund të jetë herët për të folur, por si fillim po bëjmë përpjekje që kartelat M-smart t’i bëjmë më të kapshëm për drejtuesit e automjeteve, pra, ata mund t’i afrojnë më pranë vendbanimit të tyre, jo siç është aktualisht vetëm në stacionet e pagesës dhe këtu në NPRrSH. Por më konkretisht për këtë do të flasim kur të shohim se ka mundësi për realizimin e kësaj ideje”, thotë Trajanovski

 

The post Rreth 65 milionë euro janë mbledhur nga taksat rrugore për një vit appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy