Qytetarët me të ardhura më të ulëta se 15 mijë denarë në muaj, deri të hënën në adresën e tyre të postës elektronike të dorëzuar në DAP, duhet të marrin një kupon për turizmin vendor. Kuponi vlen 6 mijë denarë, ndërsa nga sot, në përdorim është platforma “Doma si e doma”, ku qytetarët mund të kontrollojnë nëse janë në listë. Bëhet fjalë për 117 mijë persona, dhe me këtë masë, sipas Ministrit të Ekonomisë, mbi 10 milion euro do të derdhen në turizëm.
Kuponi do të duhet të përdoret në një vizitë dhe kuponët do të jenë në gjendje të përdoren nga 15 korriku 2020, deri më 15 dhjetor 2020 për akomodim dhe udhëtime në vendin tonë …”-theksoi Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë.
Përveç kuponëve, dje bankat filluan shpërndarjen e kartelave pagesore për blerjen e produkteve vendore për 325 mijë qytetarë. Qeveria ka marrë tashmë 20,000 porosi në postën elektronike nga qytetarët, përfshirë ankesa nga studentë, gjimnazistë dhe të tjerë, që nuk janë në listë, të cilët së shpejti do të shqyrtohen nga Sekretariati i Përgjithshëm.
“Kupuvam domashno” dhe “Doma si e doma” nuk janë vetëm fushata për të paraqitur këto masa, por edhe fushata për të kontribuar në zhvillimin e vetëdijes, që kur të vish në raftet e dyqaneve, preferenca duhet t’u jepet produkteve vendore, dhe kur mendoni për një vend pushimesh, mendoni për të gjitha vendet e bukura që vendi ynë mundet ti ofrojë”-tha Nina Angellovska, ministre e Financave.
Në total, të dy masat së bashku kanë një vlerë gati 40 milion denarë dhe sipas qeverisë, janë një injeksion financiar për ekonominë e vendit. Angelovska gjithashtu njoftoi se ata kanë vendosur të rrisin rimbursimin e TVSH-së, për produktet vendore nga 15 në 20%, dhe për produktet e huaja ta ulin në 10%. Shuma maksimale për rimbursimin e TVSH-së mbetet në shumën 1800 denarë.
The post Rreth 20 mijë ankesa për kartelat pagesore appeared first on Telegrafi.