Rreth 140.000 persona janë regjistruar për vaksinim në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qeveria planifikon të rrisë ndërgjegjësimin e qytetarëve për nevojën e imunizimit përmes fushatave, tha Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

“Ne kemi në plan të fillojmë fushatë. Disa prej tyre janë gati, të tjerët janë duke u përgatitur. Shfrytëzoj këtë mundësi përsëri për t’u bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të regjistrohen në uebfaqen “vaksinacija.mk”.

Pas disa ditësh do të bëhet azhurnim i sistemit, sa i përket marrjes së njoftimit me SMS pasi qytetarët të regjistrohen në të njëjtën mënyrë ata do të informohen për terminin e vaksinimit”, thotë Filipçe.

Ai shtoi se ndërgjegjësimi i qytetarëve për nevojën për vaksinim është i pranishëm dhe do të rritet më tej./Telegrafi/

Advertisement

The post Rreth 140.000 persona janë regjistruar për vaksinim në Maqedoni appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy