Vlerësimet janë se rreth 12 milionë dollarë fonde do të shkurtohen për organizatat joqeveritare në vend dhe të gjithë ata që kanë punuar në projektet e mbështetura nga administrata amerikane pas vendimit të presidentit të ri të SHBA për të ngrirë programet e ndihmës jashtë SHBA-ve.

Ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska thotë se ajo që kanë marrë institucionet shtetërore janë ekspertët që kanë ardhur për të ofruar ndihmë dhe mbështetje për realizimin e projekteve.

“Ne jemi i vetmi vend që arritëm marrëveshje me mbështetjen e Ambasadës Amerikane që të marrim mbështetje të përhershme nga njerëzit atje për Ministrinë e Financave në çdo segment”, tha Dimitrieska-Koçoska.

Ndryshe, Trump nënshkroi urdhrin ekzekutiv për ngrirjen e të gjitha programeve të ndihmës së huaj për 90 ditë më 20 janar, menjëherë pas marrjes së detyrës. Ai shpjegoi se grante të tilla duhet të rishikohen në përputhje me qëllimet e politikës së administratës së re./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Rreth 12 milionë dollarë do të humb Maqedonia e Veriut pas vendimit të Trump për ngrirjen e projekteve për ndihmë appeared first on Telegrafi.