
Mëngjesin e sotëm rrëshqitje të gurëve dhe dheut janë shembur në rrugën Strumicë-Vallandovë, afër fshatit Kosturinë, me shumë gjasa të shkaktuara nga reshjet e shiut, kurse komunikacioni zhvillohet në vetëm në një korsi.
Lajmin e publikoi kryetari i Strumicës. Kostadin Kostadinov në profilin e tij në Facebook nga ku u bëri thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm. Ai u bëri thirrje institucioneve kompetente që menjëherë të veprojnë dhe të parandalojnë një fatkeqësi më të madhe.
Ai shton se si kryetar komune është në dispozicion të institucioneve shtetërore nëse kanë nevojë për ndihmë nga Komuna.
Ndryshe, pak më parë nga LAMM njoftuan se komunikacioni në rrugën Strumicë-Valandovë, afër fshatit Kosturinë, është i vështirësuar për shkak të rrëshqitjeve të dheut dhe komunikacioni zhvillohet në kushte të vështira dhe ngadalë.
The post Rrëshqitje e dheut në rrugën Strumicë-Vallandovë, komunikacioni zhvillohet vetëm në një korsi appeared first on Telegrafi.