Në Manastir pasditen e sotme reshjet e dendura të shiut kanë përmbytur pjesë të qytetit, kanë shkaktuar ndërprerje të qarkullimit në disa rrugë, ndërsa ka edhe bodrume dhe shtëpi të vërshuara.
Stuhia e detyroi kryetarin Toni Konjanovski të thërrasë seancë të jashtëzakonshme të Shtabit komunal të krizës e cila është në vazhdim.
Nga vetëqeverisja lokale paralajmëruan një aksion të ndërmarrjeve publike komunale, duke u përballur me situatën pas reshjeve të dendura të shiut që pushuan, por me gjasë shkaktuan dëme që do të regjistrohen.
The post Rreshje të rrëmbyeshme të shiut në Manastir, mblidhet shtabi komunal i krizës appeared first on Telegrafi.
Advertisement