Nga Ndërmarrja Publike Komunale “Tetova” njoftuan se ka përfunduar sanimi i defektit në linjën e Leshnicës.

“Pas një pune intensive, punëtorë të ndërmarrjes nga Ujësjellësi dhe Kanalizimi kanë arritur të rregullojnë defektin ne gypin fi-500, i cili si rezultat i rrëshqitjes së dheut ishte dëmtuar, duke marrë parasysh terrenin e papërshtatshëm dhe kushtet klimatike. Ju falemnderojmë për mirëkuptimin! Me respekt”, thuhet në njoftimin e NPK “Tetova”.

Ata shtojnë se do të normalizohet furnizimi me ujë dhe se momentalisht sistemi merr 70 litra.

Ndryshe, tani qytetarët e Tetovës kishin probleme me furnizimin me ujë që nga dita e martë dhe kishte ndërprerje të ujit./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Rregullohet gypi i dëmtuar dhe normalizohet furnizimi me ujë në Tetovë appeared first on Telegrafi.