Rregullat për udhëtim në Greqi mbesin të pandryshuara dhe vazhdohen për edhe një javë, në pajtim me vendimin e ri ministror “Parakushte për hyrje në vend që të kufizohet përhapja e Kovid-19”, që tashmë është publikuar në Gazetën Zyrtare, ka hyrë në fuqi në mëngjesin e sotëm, ndërsa mes terash vlen edhe për shtetasit e Maqedonisë së Veriut, lajmëroi korrespondentja e AIM-s nga Athina.
Kështu, është i detyrueshëm një dokument lidhur me Kovid-19, gjegjësisht ose certifikatë për vaksinim, 14 ditë pas marrjes së dozës së dytë, apo rezultat negativ të testit PCR të bërë 72 orë para udhëtimit apo test rapid (të shpejtë) 28 për para mbërritjes në Greqi apo vërtetim për kalimin e virusit korona, si dhe formular të plotësuar PLF.
Vendi ynë edhe më tej është në listën e shteteve për të cilat vlen përjashtimi për hyrje në Greqi të shtetasve të vendeve të treta, ndërsa drejt Maqedonisë së Veriut është hapur vetëm vendkalimi Evzoni (Bogorodicë) me orar pune prej orës 7 deri në 23 sipas kohës lokale, gjegjësisht prej orës 6 deri në 22 sipas kohës së Maqedonisë së Veriut.
Për turistët, vlejnë të njëjtat rregulla dhe kufizime që vlejnë edhe për grekët, siç është ora policore nga ora 1.30, që do të hiqet nga e hëna 28 qershor, ndërsa maska është e detyrueshme vetëm në ambiente të mbyllura dhe në ambiente të hapura nëse ka shumë njerëz.
Në pajtim me vendimin ministror, të gjithë vizitorët, “pavarësisht shtetësisë dhe mënyrës për hyrje në vend”, kanë dy opsione edhe një mundësi alternative, lidhur me dokumentet që duhet t’i paraqesin dhe janë të lidhura me Kovid-19, ndërsa MIA hollësisht i transmeton të gjitha parakushtet për udhëtim në Greqi.
Më konkretisht, opsioni i parë është që të keni përfunduar vaksinimin 14 ditë para udhëtimit dhe të paraqisni një certifikatë vaksinimi në greqisht, anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht ose rusisht, të lëshuar nga një institucion publik dhe të përmbajë detaje: emrin dhe mbiemrin, siç është regjistruar në pasaportë, llojin e vaksinës dhe numrin e dozave, së bashku me datat e administrimit.
Opsioni i dytë është me test negativ PCR, të bërë 72 orët e fundit para udhëtimit, në një laborator privat ose shtetëror të aprovuar nga shteti dhe në greqisht, anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht ose rusisht, si dhe për certifikata duhet të përmbajë gjithashtu emrin dhe mbiemrin e personit që udhëton, siç është regjistruar në pasaportë.
The post Rregullat për hyrje në Greqi vazhdohen edhe për një javë appeared first on Telegrafi.