Me këto ndryshime pritet rishikim i nenit 8 në të cilin shtetasi ndryshon vendbanimin ose të dhënat në letërnjoftim, në atë rast brenda 15 ditëve ai duhet të kërkojë ndryshimin e vendbanimit, dhe lëshimin e kartës së re të identitetit, ndërsa është e rëndësishme që shtetasi në të njëjtën kohë të bashkëngjisë një dokument i cili vërteton ndryshimin

U miratuan ndryshimet në Ligjin për letërnjoftime si dhe në Ligjin për regjistrimin e vendbanimit të qytetarëve, njoftoi zëvendësministrja e Drejtësisë Viktorija Avramovska-Mandiq. Në njoftimin e saj ajo u shpreh se me këto lloj vendimesh kjo qeveri edhe njëherë konfirmon qëndrimet e saj në rrugën drejt BE-së, si dhe realizon synimet e saja për të mundësuar një jetë dinjitoze për çdo qytetar të saj.

“Miratimi i këtyre ndryshimeve ligjore është analoge me ndryshimet e miratuara më parë në Ligjin për Gjendjen Civile, me të cilat i jepet fund agonisë administrative të një kategorie të veçantë të qytetarëve të cilët nuk u lejuan të përdorin shërbimet e sistemit”, thuhej në njoftimin e saj.

Me këto ndryshime pritet rishikim i nenit 8 në të cilin shtetasi ndryshon vendbanimin ose të dhënat në letërnjoftim, në atë rast brenda 15 ditëve ai duhet të kërkojë ndryshimin e vendbanimit, dhe lëshimin e kartës së re të identitetit, ndërsa është e rëndësishme që shtetasi në të njëjtën kohë të bashkëngjisë një dokument i cili vërteton ndryshimin. Për rinovimin e letërnjoftimit, qytetarët që kanë ndryshuar vendbanim do të duhet të sjellin një certifikatë pronësie, ndërsa për ndryshimin e të dhënave tjera, dëshmi përkatëse e parashikuar në ndryshimet e Ligjit. Në situatën aktuale, një numër i madh i qytetarëve nuk e ndryshojnë letërnjoftimin edhe pse kanë ndryshuar vendbanim. Kjo ka lënë mundësinë e shmangies së disa detyrimeve ligjore, si dhe evidenca të pasakta të letërnjoftimeve të lëshuara nga ana e MPB-së. “Ligji parashikon që shtetasi personalisht të dorëzojë në MPB kërkesën për lëshimin e letërnjoftimit, sipas zonës ku ai banon, nevojë kjo e cila u konstatua gjatë zbatimit praktik të ligjit. Me rastin e konceptimit të kësaj zgjidhjeje është marrë parasysh gjithçka, është synuar edhe në rivitalizimin e vendbanimit si kategori ligjore”, thuhet në ndryshimet e propozuara.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Më tej, atij i shtohet edhe vendimi sipas të cilit kryefamiljari mund të paraqesë kërkesë për lëshimin e letërnjoftimit për një person i cili nuk mund ta lëshojë personalisht, për arsye të justifikuara shëndetësore, dhe njëkohësisht, duhet të paraqesë një dokument që i vërteton arsyet e justifikuara shëndetësore për të cilat aplikuesi nuk mund të paraqitet personalisht. Zgjidhje është vendosur edhe në rastet kur një i pastrehë për herë të parë paraqet kërkesë për lëshimin e kartës së identitetit, nëpërmjet së cilës mbledhja e të dhënave për karakteristikat biometrike bëhet në prani të një zyrtari nga qendra për shërbime sociale. I pastrehu konsiderohet si person i cili nuk ka vend dhe adresë banimi, dhe as mjete me të cilat do të mund të plotësojë nevojën për banim. (koha.mk)

The post Rregulla të reja për pajisje me letërnjoftim dhe ndryshimin e vendbanimit në Maqedoni appeared first on Telegrafi.