Rrëfimi i Fitore Iljazit në Rose

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Që disa vite është pjesë e botës së arkitekturës, plot bukuri dhe estetikë, realizon projekte tek të cilat dallohet dukshëm shija e saj plot finesë, mirëpo sot arkitetja Fitore Iljazi vjen në një intervistë ndryshe në emisionin Rose në Telegrafi Maqedoni.

Fitorja rrëfën shumëçka ndoshta të pathënë më herët, ndaj çdo sekondë e kësaj interviste ja vlen për tu shijuar e përcjëllë deri në fund.

Advertisement

Për ta kthyer një pasion në profesion, natyrisht që duhet kohë, ndaj Fitorja tha se pasioni i saj ndaj të bukurës, arkitekturës ka filluar qysh në shkollë fillore, si një orientim që më vonë të kthehet në profesion.

“Gjithmonë kam dashur të kujdesem për ambientet, të kujdesem për diçka estetike, të bukur, dhe ky pasion ka lindur diku ne klasën e katër dhe prej atëhere nuk ka ndaluar më”, deklaroi Fitorja.

Të pyesëm një arkitekt për ndonjë projekt të preferuar që ka punuar, është ngjajshëm si artistët që nuk dinë të veçojnë veprat nga njëra tjetra, ndaj edhe Fitorja tha se çdo projekt ka veçantinë e vet në tipologjinë e punës.

Advertisement

“Për ndonjë objekt do thoja që s’do kisha të përzgjedhur ndonjë si të veçantë sepse natyrisht që secila puna është e veçantë në tipologjinë e vet. Unë përsonalisht në arkitekturë mund të veçoj stilin minimalist dhe modernizmin. Më insipirojnë shumë elementët e natyrës si guri dhe druri, sepse i japin ngrohtësi objekteve ndaj dhe mundohem që secili objekt të ketë ngrohtësinë e duhur përmes këtyre elementeve”, u shpreh Fitorja.

Rrëfimin e plotë mes shumë storjeve të suksesit të Fitores mund ta ndiqni të plotë në videon e lartë vendosur.

Ky emision mundësohet nga Porsche, Nasa Term, Slavej, Sirena, Ama Caffe, City Fashion dhe UEJL. /Telegrafi/

 

Advertisement

 

The post Rrëfimi i Fitore Iljazit në Rose appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy